Dukagjin Lipa përballë Adi Krastës jep lajmin e mirë për shqiptarët


Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa, ka dhënë mbrëmë si rrallë herë një intervisë në shqip përballë Adi Krastës. Ai foloi për jetën personale e profesionale, karrierën e jashtëzakonshme të vajzës së tij, marrëdhënien me të, por edhe për problemet në Shqipëri e Kosovë. Meqë ra fjala, një prej deklaratave më të bukura që ai dha, mund ta lexoni këtu.

Ndër të tjera, Lipa dha edhe një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët. Për herë të parë, festivali “Sunny Hill”, tashmë traditë në Kosovë, do të vijë edhe në Shqipëri.

Në vitin 2021, do të bëjmë 3 ditë në Kosovë dhe dy ose tri netë do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Nuk e di sa e keni parë, por përmes festivalit vendi ynë ka dalë në mediat më të mëdha botërore.“- zbuloi ai.

Kujtojmë se “Sunny Hill” është tashmë një prej festivaleve të rëndësishëm në Evropë dhe sipas Dukagjinit, ka një prej line up-eve (lista e këngëtarëve që performojnë) më të mira në kontinent. Qëlllimi kryesor i festivalit është sigurisht promovimi i vendit dhe vendosja e Kosovës e Shqipërisë në hartën muzikore dhe kulturore botërore. Po ashtu fitimet e tij shkojnë në “Sunny Hill Foundation”. Fondacion ky që në 2018-ën dhuroi 100,000 euro për bamirësi në Kosovë, ndërsa në 2019-ën dhuroi 150,000 euro për të ndërtuar “Sunny Hill Academy” – një qendër e re e artit dhe inovacionit.

Ndërkohë më poshtë mund të dëgjoni shpjegimin e detajuar të Dukagjin Lipës se përse Shqipëria e Kosova deri më sot janë anashkaluar nga promotorët dhe organizuesit e koncerteve dhe përse një festival si “Sunny Hill” është shumë i rëndësishëm për vendet tona.

/News31.al


Dukagjin Lipa përballë Adi Krastës jep lajmin e mirë për shqiptarët

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in