“Duhet të qëndrojmë në shtëpi”- e thotë dhe Dua Lipa në këngën e re


Ditën e sotme Dua Lipa ka publikuar këngën ”Break my heart”, pjesë e albumit të ri të artistes shqiptare, ”Future Nostalgia”, i cili del në treg nesër. Përveçse është si një këngë e zakonshme e Duas, pra bie në dashuri me të që në momentin e parë që e dëgjon dhe vërteton më së miri që këngëtarja thjesht nuk mund të bëj një hap të gabuar në muzikë, ka dhe një detaj tjetër interesant. Po flasim për frazën që këto ditë na është kthyer në refren : ”Qëndroni në shtëpi”.

Kënga nga fillimi në fund flet për lindjen e një dashurie të re, që Dua përpiqet ta ndalojë sepse ka frikë se do të lëndohet, pra do t´i thyhet zemra, ndërkohë që përsërit pikërisht fjalinë ”Duhet të kisha qëndruar në shtëpi, isha më mirë vetëm”. Sigurisht që izolimi i saj është i ndryshëm nga ai që pothuajse gjithë bota po përjeton tani, por nëse na bën të qëndrojmë në shtëpi dhe të zbatojmë rregullat atëherë pse jo, le të karantinohemi dhe nga frika se mos zhgënjehemi nga dashuria.

Kjo nuk është hera e parë që një këngë e Duas ka në tekst disa nga fjalët që dëgjojmë më shpesh këtë periudhë. Për shembull ”Don´t start now”, po ashtu pjesë e albumit të ri, ka këto fjalë:

View this post on Instagram

I don’t make the rules

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Duket sikur janë shkruar fiks tani. Kështu, duke pasur parasysh këshillat e të qëndruarit brenda, patjetër dhe ato që na jep vetë Dua, mezi presim të dalë albumi ri i këngëtares shqiptare, që deri më tani duket se do të jetë më i miri i saj. /News31.al

“Duhet të qëndrojmë në shtëpi”- e thotë dhe Dua Lipa në këngën e re

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format