Dua Lipa, Nora Istrefi dhe Tayna pëlqejnë të njëjtin aksesor dhe nuk kanë faj!


E dimë që ju duket paksa e vështirë të gjeni “pikën e përbashkët” në stilin e Dua Lipës, Nora Istrefit dhe Tyna-s për shkak se të treja vajzat kanë karakteristika krejt të ndryshme, ama duket se për një detaj “ranë në një mendje”.

Në foton e saj të fundit, Dua Lipa u shfaq e veshur shumë sportive, teksa në qafë mbante varsen Chanel. E mënjeherë pas kësaj, ne të “News31.al”, na erdhi ndërmend se të njëjtën varse e kemi parë edhe tek dy këngëtare të tjera shqiptare.

Dy muaj më parë, teksa ishte e ftuar në programin “Xing me Ermalin”, Nora istrefi u shfaq e veshur me një fustan të zi, të cilin e kishte shoqëruar me varsen Chanel të mbushur plot gurë.

Edhe rep-artistja Tayna zgjodhi të njëjtin aksesor, por duke e kombinuar në një mënyrë krejt ndryshe. Varsen Chanel ajo e kishte lidhur rreth belit duke e kthyer në një rrip. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në një koncert, varsen këtë here, e përdori si varse.

Varsja në fjalë është koleksioni i vitit 2019 nga firma e mirënjohur Chanel. Ajo është e gjitha e përbërë nga metali dhe kristale.

Edhe pse në kombinime krejt të ndryshme, të treja artistet shqiptare shkëlqyen me këtë aksesor./News31


Dua Lipa, Nora Istrefi dhe Tayna pëlqejnë të njëjtin aksesor dhe nuk kanë faj!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format