Dua Lipa ‘akuzohet’ për photoshop, i del në mbrojtje mamaja e Ledri Vulës: “E kam parë që një vjeç, ka qenë yll si sot!”


Teksa ka postuar disa foto nga fëmijëria e saj, Dua Lipa është akuzuar se ka përdorur photoshop edhe në fotot e fëmijërisë, duke zmadhuar buzët. Këto komente e kanë acaruar këngëtaren e cila ka vendosur të postojë disa foto të tjera për t’ju dëshmuar të kundërtën.

Teksa komentuesit kanë nisur të debatojnë me njëri tjetrin, pjesë e diskutimit është bërë edhe Xheraldina, mamaja e Ledri Vulës (me të cilin Dua ka pasur një romancë në adoleshencë).

“Ke qenë një bukuri që një vjeç!” – ka shkruar Xherldina ndërkohë i është përgjigjur një komentueseje “ajo ka qenë komshija ime dhe po, unë e kam parë mamanë e Duas që shtatzënë dhe më pas Duan kur lindi,  ndaj e di. Po ju mund të urreni sa t’ju mbajë zemra por as nuk kam ndërmend të debatoj më për dikë që ka një bukuri natyrale dhe të brishtë si nga brenda dhe nga jashtë” – ka përfunduar ajo.

Sigurisht, komenti Xheraldinës është pëlqyer nga një numër i madh ndjekësish.

Pra, Ledri dhe Dua paskan qenë shokë fëmijërie nga e njëjta lagjie. Interesante! /News31.al


Dua Lipa ‘akuzohet’ për photoshop, i del në mbrojtje mamaja e Ledri Vulës: “E kam parë që një vjeç, ka qenë yll si sot!”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format