Don Phenom bën një këngë për Pablo Escobar, djali i tij i shkruan reperit


Këngët për Pablo Escobar-in, si nga reperët e huaj po ashtu edhe nga ata shqiptarë janë të shumta. Në mos i kanë dedikuar një këngë të tërë, e përmendin në rimat e tyre, si shembull të pushtetit apo fuqisë që kishte. Edhe pse Escobar-i si figurë shkon shumë përtej kësaj. Nejse.

I fundit që ka bërë publike një këngë që mban emrin e Pablo-s është Don Phenom. Në fakt bëhet fjalë për një këngë të bërë kohë më parë, por të papublikuar. Quhet thjesht “Don Pablo”, për cover ka pikërisht figurën e famshme të boss-it të drogës dhe është e gjitha në anglisht. Në stilin e preferuar të repit të Phenom.

 

View this post on Instagram

 

Full Song For Instagram Only #DonPhenom #DonPablo #CaliberFlowEnt

A post shared by Don Phenom (@donphenomofficialpage) on

Ajo që tërheq vëmendjen nga kënga e hedhur vetëm në Instagram është komenti i djalit të Pablo Escobar, Juan Pablo Escobar Henao. Ai mesa duket e pëlqen këngën, të paktën kështu thotë komenti i tij. Ndërkohë reperi shqiptar thotë që ka shumë respekt për të. Ndoshta mund të kenë komunikuar edhe privatisht, por këtë nuk e dimë për momentin.

Kujtojmë që Juan Pablo Escobar, qëndroi larg jetës dhe biznesit të babait të tij që i vogël. Sot ai jeton një jetë krejt ndryhe, është arkitekt, autor i një libri për Pablo-n që quhet: “Pablo Escobar, ajo që babai im nuk më tregoi kurrë” dhe folës motivues. Megjithatë kjo nuk do të thotë që nuk i pëlqen këngët që bëhen për të atin, pavarësisht kontekstit.

 

View this post on Instagram

 

www.juanpabloescobar.com π #Paz #Peace ☮

A post shared by Juan Pablo Escobar Henao (@juanpabloescobarhenao) on

/News31.al


Don Phenom bën një këngë për Pablo Escobar, djali i tij i shkruan reperit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in