Të suksesshme, por sa të shkolluara? Zbuloni diplomat e vajzave të njohura të showbizit


Personazhë të njohur si Jennifer Anniston, Adele apo Beyonce janë ndër më të talentuarat dhe të suksesshmet në atë që bëjnë. Por kthehemi tek pyetja tradicionale: sa ndikon edukimi formal në sukses? Ja ku janë disa shembuj konkretë, marrë nga Degree Query.

Beyonce ka në karrierën e saj qindra çmime, por ka përfunduar vetëm gjimnazin Alief Elsik në Houston. Ky është shembulli kur talenti nuk do shkollë.

Ndërsa disa si Jennifer Anniston e kanë ditur që fëmijë atë që donin të bënin. Aktorja e Friends ka përfunduar gjimnazin Fiorello H. LaGuardia High School of Music & Art and Performing Arts në New York.

Modelja Gigi Hadid përpara se të arrinte suksesin në modeling, ka studiuar degën e Psikologjisë Kriminalistike në New York.

Nga familja Kardashian-Jenner, Kourtney është ajo që i ka dedikuar më shumë kohë dhe energji edukimit dhe ka një diplomë në Art Teatral nga Universiteti i Arizonës. Ndërkohë pjesa tjetër e vajzave kanë përfunduar gjimnazin, ku Kendall dhe Kylie zgjodhën metodën “homeschooling” (shkollim në shtëpi).

Nga ana tjetër Jennifer Lopez nisi universitetin në Baruch College, por pas një fare kohe vendosi ta linte. Dhe ky vendim le të themi që nuk ka ndikuar aspak negativisht në karrierën e saj.

Cristiano Ronaldo nuk arriti të diplomohej as nga gjimnazi, pasi përflitet se është përjashtuar dhe më pas vendosi të jepte të gjithë energjinë për pasionin e tij, futbollin.

Aktorja e shkëlqyer Natalie Portman zgjodhi të rikthehej në universitet ndërkohë që vazhdonte karrierën në aktrim. Ajo ka studiuar Psikologji në Universitetin e Harvardit, njëkohësisht me xhirimet e “Star Wars”.

 

Gjithsesi këto nuk ishin shembuj për t’ju thënë mos shkoni në shkollë, sepse edukimi qoftë formal apo joformal është shumë i rëndësishëm për formimin e gjithkujt. Por cilado qoftë mënyra që keni zgjedhur, mund ta arrini gjithnjë atë që doni!/News31.al


Të suksesshme, por sa të shkolluara? Zbuloni diplomat e vajzave të njohura të showbizit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in