Dy vite pas propozimit, zbulohen detajet e dasmës së Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt


Nëntori i vitit 2018 me siguri do të mbetet gjatë në memorien e Eni Koçit dhe Genc Prelvukaj, pasi ky i fundit u kujdes t’i bënte propozimin më romantik të mundshëm partneres. Por, që nga ajo kohë nuk kishim dëgjuar asnjë plan për dasëm, deri ditën e sotme.

Sipas “Panorama Plus”, çifti planifikon të organizojnë ceremoninë martesore në vjeshtë. Ndonëse mund të pritej një dasëm e madhe, Eni dhe Genci po mendojnë në fakt për diçka shumë private. Ata nuk kanë reaguar ende lidhur me lajmin që po qarkullon së fundmi, megjithatë vështirë të gjesh arsye për t’u shtyrë edhe më tej kurorëzimi i dashurisë së tyre.

Propozimi i Gencit për Enin u realizua në Plavë, ku këngëtarja ishte përgatitur për realizimin e një seti fotografik. Ishte pikërisht ky moment, ku Prelvukaj u ul në gjunjë me unazën në dorë. “Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukurën time”, shihet e shkruar në foton e postuar nga Genci në Instagram asokohe. Do ta shohim vërtetë Enin veshur me fustanin e bardhë këtë vjeshtë? Mbetet për t’u parë… /News31.al


Dy vite pas propozimit, zbulohen detajet e dasmës së Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in