Dëshmitë e reja nga çështja e Jeffrey Epstein përfshijnë disa personazhe të njohur, mes tyre edhe Bill Clinton


Në një dëshmi të dhënë 9 vite më parë, por të publikuar ditën e djeshme në gjykatë, Virginia Roberts Guiffre, një nga viktimat e Jeffrey Epstein, ka përfshirë edhe ish-presidentin e SHBA-ve Bill Clinton. Sipas kësaj dëshmie Clinton ka qëndruar në vilën e miliarderit pedofil në ishullin privat në Karaibe. Guiffre po ashtu thotë se e ka pyetur Epstein se çfarë donte Clinton në këtë ishulli, pasi e kishte parë në një festë, ndërsa ai i ishte përgjigjur se “i ka një borxh”

Dëshmia e vitit 2011 përmmban edhe akuzat e bëra ndaj Princit Andrew, për abuzim seksual, por edhe ato ndaj Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtores së Epstein prej vitesh. Kjo e fundit është momentalisht në burg dhe pret të gjykohet për akuza e trafikimit seksual. 58-vjeçarja i ka mohuar akuzat dhe nuk pranon të ketë ndihmuar Epstein të sigurojë vajza të mitura për festat e tij me personazhe të famshëm. Ajo u arrestua në 2 korrik, por gjyqi do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Këto dëshmi dhe akuza u bënë publike të enjten pasi kishin qenë të bllokuara më parë nga gjykata. Virginia Roberts Guiffre pretendon se ka parë në avionin privat të Epstein edhe ish-zëvendëspresidentin e SHBA Al Gore, por edhe modelet Naomi Campbell e Heidi Klum. Sipas viktimës, festat erotike dhe orgjitë që Epstein organizonte bëheshin edhe në avionin e tij privat, jo vetëm në ishullin në Karaibe.

Kujtojmë se Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij gushtin e 2019-ës në Manhatan. Ai po priste gjykimin për akuzat e abuzimit seksual me të mitura dhe trafikimit seksual. Miliarderi nuk i pranoi kurrë akuzat.

/News31.al


Dëshmitë e reja nga çështja e Jeffrey Epstein përfshijnë disa personazhe të njohur, mes tyre edhe Bill Clinton

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in