Ylli i futbollit sulmohet dhe grabitet në shtëpinë e tij


Mesfushori i Tottenham dhe i kombëtares angleze, Dele Alli, është sulmuar dhe grabitur në shtëpinë e tij. Ai e ka përshkruar eksperiencën si diçka të tmerrshme, teksa dy persona hynë në shtëpinë e tij në veri të Londrës.

Policia britanike bëri një deklaratë, duke bërë me dije se pati një thirrje nga një rezidencë në Barnett pak pas mesnate ditën e mërkurë. Gjithsesi ata nuk e përmendën emrin e futbollistit. Mësohet se ai dhe vëllai i tij janë kërcënuar me thikëdhe janë goditur në fytyrë gjatë grabitjes.

Dy meshkuj arritën të futeshin në rezidencë dhe vodhën disa gjëra me vlerë, përfshirë disa orë të shtrenjta dhe u arratisën. Personat që ishin në shtëpi patën dëmtime të vogla në fytyrë pasi ishin sulmuar. Nuk kërkuan ndihmë mjekësorë në spital.”

Futbollsiti 24-vjeçar shkroi në Twitter sot: “Faleminderit për të gjitha mesazhet. Një eksperiencë e tmerrshme por jemi mirë të gjithë. E vlerësoj mbështetjen tuaj.

Deri më tani nuk janë gjetur autorët, ndërkohë klubi i Tottenham i ka bërë thirrje gjithkujt që ka informacione të shkojë në polici.

Dele Alli është një prej futbollistëve me të rëndësishëm të klubit londinez dhe mefushor i formaciont bazë të kombëtares angleze. Ai nënshkroi vitin e shkuar një kontratë 6-vjeçare me Tottenham, nga e cila do të fitojë më shumë se 30 milionë paund. /News31.al


Ylli i futbollit sulmohet dhe grabitet në shtëpinë e tij

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in