Menaxheri i “Babastars” shërohet nga Covid-19


Dekorim Sahiti, i njohur për publikun shqiptar si menaxheri i labelit “Babastars”, por edhe si biznesmen i suksesshëm, njoftoi disa ditë më parë se ishte prekur nga Covid-19. Në një postim në “Facebook” Sahiti bëri me dije se ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, megjithatë tha se nuk ishte i surprizuar për faktin që ishte infektuar, për shkak të natyrës së punës që kishte.

Sot, sërish me anë të një postimi në këtë rrjet social, ai thotë se është “Covid Free”. Menaxheri i njohur lajmëron se ka marrë lajmin nga institucionet shëndetësore në Kosovë se testi i tij i fundit ka dalë negativ dhe ditët e vetë-karantinimit tashmë kanë përfunduar.

Po ashtu Sahiti falenderon bashkëshorten, familjen, shoqërinë dhe të gjithë bashkëpunëtorët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij gjatë këtyre ditëve, si për gjendjen shëndetësore, por edhe për atë emcionale. Ndërkohë në fund thotë se tashmë askush nuk duhet të ketë frikë t’i flasë.

/News31.al


Menaxheri i “Babastars” shërohet nga Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in