Datëlindje në kushte izolimi, Orinda surprizon Turin dhe i dedikon fjalët më romantike


Datëlindja në karantinë mund të festohet në mënyrën më të veçantë të mundshme, nëse organizimi realizohet plot dashuri. Sot, Orinda Huta është kujdesur që dita speciale e Turjan Hyskos të shkojë ashtu siç meriton: rrethuar nga miqtë dhe njerëzit më të dashur të zemrës. Si gjithmonë, falë teknologjisë, disa lidhje në rrjet njëherësh kanë bërë që Turi të dëgjonte këngën e datëlindjes enkas kënduar enkas për të.

Jo vetëm kaq, pasi kartolina më e bukur ka ardhur nga vetë Orinda. Ajo ka ndarë tre foto bardhë e zi nga dita e martesës, duke dedikuar edhe disa fjalë romantike: “Lumturia jote është e imja. Gëzuar datëlindjen burri i jetës time…të dua! Sa?…pafund (vazhdon, por po e le me kaq). Të thuash ‘love is in the air’ nuk mjafton në këtë rast. Redaksia e “News31.al” i bashkohet këngës së miqve në rrjet, duke uruar Turin “Gëzuar datëlindjen!” /News31.al

Datëlindje në kushte izolimi, Orinda surprizon Turin dhe i dedikon fjalët më romantike

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in