COVID-19/ Sigurohet një pajisje e re për Shqipërinë, mundëson 4000 teste në 24 orë


Drejtori i Spitali Amerikan, Klodian Allajbeu bëri të ditur mbrëmjen e djeshme në “Opinion” se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisje, e cila bën të mundur realizimin e 4 mijë testeve në 24 orë. Sipas Allajbeut, në javën në vijim pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisje, ku përgjigjet e testit do të sigurohen për dy orë.

Mjeku gjithashtu ka shtuar se pritet të fillojnë testimet e shpejta, ku përgjigja del për 10-15 minuta. “Kemi përgatitur Spitalin Amerikan 2, ekipi është trajnuar. Nuk mendoj se do të kemi mangësi me mjekët e reanimacionit, shpresoj që do të përballemi me sa më pak probleme”, theksoi Allajbeu ndër të tjera. “Sot gjithë bota është në hall të materialeve që duhen për t’u përdorur, por shoh se kjo javë është më e mirë se një javë më parë dhe java pas saj do të jetë më e mirë. Pas dy javësh kur ne do të jetojmë pikun, besoj nga fundi i majit, gjërat do të jenë më të qeta dhe do të fillojë ambjentimi i jetës së njerëzve me virusin”, shtoi Allajbeu. /News31.al

Burimi: Opinion


COVID-19/ Sigurohet një pajisje e re për Shqipërinë, mundëson 4000 teste në 24 orë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format