COVID-19/ Shkon në 6 numri i viktimave, ndërron jetë 71-vjeçarja nga Tirana


Shkon në 6 numri i viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë. Gjatë mbrëmjes së sotme fatkeqësisht ka ndërruar jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana , e shtruar prej 7 ditësh në Spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja, e cila vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë. Pacientja nga Tirana është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë, duke shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe duke bërë thirrje dhe njëherë për qytetarët, që të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 23 raste të reja, duke e çuar në total në 146 numrin e të infektuarve. /News31.al

Burimi: Balkanweb


COVID-19/ Shkon në 6 numri i viktimave, ndërron jetë 71-vjeçarja nga Tirana

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format