Covid-19/ 558 mijë të infektuar dhe mbi 25 mijë viktima në të gjithë botën, SHBA është shteti më i prekur


Koronavirusi ka mbërritur thuajse në çdo cep të globit, duke infektuar më shumë se gjysëm milione njerëz dhe duke shkaktuar me dhjetra mijëra viktima. Në të gjithë botën, numri i të prekurve nga pandemia e Covid-19 ka shkuar në mbi 558 mijë. Ndërsa numërohen 25 262 viktima të shkaktuara nga virusi vdekjeprurës. Shteti me më shumë të prekur nga virusi tani është SHBA, ndërsa numrin më të madh të vdekjeve nga Koronavirusi e ka shteti fqinj, Italia, pasuar nga Spanja e Kina.

Më saktësisht, në SHBA ka 1307 viktima nga Covid-19 dhe 85 906 të infektuar. Në Kinë, ku ishte epiqendra e virusit, janë shënuar 32 92 viktima dhe ka 81 340 të prekur. Numri i rasteve të reja në shtetin aziatik është ulur ndjeshëm dhe Wuhan-i ka filluar të dalë nga izolimi. Në Itali, janë regjistruar si të infektuar deri më tani 80 589 vetë, ndërsa raportohet për 8 215 viktima. Në Spanjë, janë regjistruar si të infektuar 64 059 vetë, ndërsa ka 4858 viktima deri tani.

Në Gjermani janë regjistruar të infektuar me Koronavirus 49 344 persona, ndërkohë që numri i viktimave është ndjeshëm më i ulët se vendet e tjera europiane, 304. Në Francë janë të infektuar 29 155 persona dhe kanë vdekur 1696 vetë. Në Britaninë e Madhe, janë të infektuar zyrtarisht 14 579 vetë dhe janë shënuar 759 viktima. Ndërsa një tjetër vend i rrezikuar nga virusi vdekjeprurës është Irani, ku flitet për 32 332 të infektuar dhe 2378 viktima. /News31.al

Covid-19/ 558 mijë të infektuar dhe mbi 25 mijë viktima në të gjithë botën, SHBA është shteti më i prekur

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in