Chiara Ferragni propozon një tendencë ndryshe për grimin këtë verë


Kur flasim për sezonin e verës, në mendje na vijnë ngjyrat dhe nuancat e ndezura. Por, Chiara Ferragni ka propozuar një tendencë ndryshe për grimin gjatë ditëve të nxehta.

Si rrallë herë, blogerja italiane në fotot e fundit shihet të ketë zgjedhur stilin ‘smokey eye’ ose penelin e gjatë të zi. Ky lloj grimi e thekson edhe më shumë ngjyrën blu të syve të Chiara-s, duke tërhequr kështu vëmendje. Nga ana tjetër, blogerja i ka kombinuar këto zgjedhje me nuancën ‘nude’ të buzëve.

Çfarë duhet të dimë për përdorimin e të zezës tek sytë?

E zeza është ngjyra që ndryshe cilësohet si universale kur vjen puna tek grimi. Duket bukur tek kushdo që e përdor dhe njëkohësisht vlerësohet si teknikë grimi tërheqëse. Përfaqëson sensualitetin dhe është nuanca perfekte për një pamje seksi. Duke iu përshtatur çdo moshe, përdorimi i të zezës është ideal për tu kthyer në qendrën e vëmendjes.

Fotot e blogeres italiane mund të shërbejnë edhe si sugjerime për grimin e netëve të verës, në festa apo organizime të ndryshme me miqtë. Ia vlen ta provoni! /News31.al


Chiara Ferragni propozon një tendencë ndryshe për grimin këtë verë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in