Çfarë pritet të ndodhë me Kosovën pas rrëzimit të qeverisë?


Pas vetëm 51 ditësh qeverisje, mbrëmjen e djeshme deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro mocionin e indikuar nga LDK për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Por, çfarë do të ndodhë tashmë me situatën politike në Kosovë? Presidenti Hashim Thaçi ka dy mundësi para vetes. Në bazë të Kushtetutës, Thaçit i lind e drejta të nisë konsultimet me subjektet politike në Kuvend, me qëllim që të caktojë një mandat të ri për formimin e qeverisë.

Në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt i parë i dalë në zgjedhje ka të drejtë të propozojë një mandatar të ri, propozim ky që nuk mund të jetë sërish Albin Kurti. Mundësia e dytë për Thaçin është që nëpërmjet një dekreti, të shpërndajë Kuvendin dhe Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Deri më tani, duke u bazuar tek situata aktuale e pandemisë botërore që ka prekur edhe Kosovën, analistët mendojnë se Thaçit do t’i mbetet të zgjedhi opsionin e parë. /News31.al

Burimi: BalkanWeb


Çfarë pritet të ndodhë me Kosovën pas rrëzimit të qeverisë?

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format