Çfarë mund të ndiqni në Netflix këtë muaj? Këto 7 sugjerime do t’ju bëjnë të na falenderoni më vonë


Në jetë njeriu mëson se “Gjithmonë është koha e duhur për të nisur diçka në Netflix” dhe nëse jeni në kërkim të një seriali apo filmi të ri sepse keni rënë në grackën e të parit “Friends” për herë të 114-të, këto janë prodhimet që platforma na ofron këtë muaj:

Horse Girl-E bashkë shkruar dhe me aktore protagoniste Alisson Brie, seriali paraqet jetën e një punonjëse dyqani artesh, e cila e ka të vështirë të ndajë realitetin nga ëndrrat e saj.

Locke & Key- Që prej 7 shkurtit në Netflix, ky serial, bazuar në romanet e djalit të Stephen King, Joe Hill, tregon për aventurat në një shtëpi të magjepsur, ku të hapësh dyer të bën me superfuqi.

To all the boys I loved: Ps I still Love You- Filmi pasues i komedisë romantike shumë popullore të 2018-ës, me protagonistë Lana Condor dhe Noah Centineo.

Narcos: Mexico: sezoni i dyte- Rikthehet seriali dramatik me në fokus kartelet kriminale të Amerikës Latine, sërish duke ndjekur historinë e boss-it mekikan të drogës, Felix Gallardo.

Better Call Saul: sezoni i pestë- Sezoni i fundit i spin off-it të Breaking Bad do të nisë në Netflix më 24 shkurt, si gjithmonë me protagonist avokatin tashmë të njohur të ekranit të vogël, Saul Goodman.

Altered Carbon: sezoni dytë- Vazhdon historia fantastiko-shkencore e botës në të ardhmen, ku njerëzit falë teknologjisë që kanë zhvilluar, mund të jetojnë përjetësisht duke u transferuar në trupa të tjerë. Bukur ë? Ah, të mos harrojmë që protagonist në ketë sezon do jetë ylli i Avengers, Anthony Mackie. 27 shkurt.

All the Bright Places- Nga adaptimi i romanit të njohur të Jennifer Nivel, vjen filmi romantik me aktore kryesore Elle Fanning. Po jua themi që tani se ky film ka potencialin t’ju thyejë zemrën. 28 shkurt.

/News31.al

 


Çfarë mund të ndiqni në Netflix këtë muaj? Këto 7 sugjerime do t’ju bëjnë të na falenderoni më vonë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in