Pas gjithë debatit në rrjet, Cardi B shpjegon pse zgjodhi të ketë Kylie Jenner në klip


“WAP”, bashkëpunimi i ri mes repereve Megan Thee Stallion dhe Cardi B, mori shumë vëmendje që në momentin e publikimit. Një ndër arsyet ishte dhe pjesëmarrja e Kylie Jenner në klip, e cili nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit. Sipas tyre, Kylie nuk meritonte të ishte në një videoklip të vajzave me ngjyrë pasi nuk e respekton kulturën e tyre. Ata hapën edhe një peticion që të hiqej pjesa e saj.

Ka qenë Cardi B ajo që i është përgjigjur të gjitha komenteve duke u shprehur se pjesëmarrja e Kylie nuk ka të bëjë fare me racën. Ajo e zgjodhi 23 vjeçaren pasi kanë marrëdhënie shumë të mira familjare:

“Kjo nuk ka të bëjë me racën. Ka probleme në botë që janë për racën dhe flas për to gjithë kohën. Por kjo nuk ka të bëjë me racën. Pse e vendosa Kylie-n në video? Ajo e trajtoi motrën dhe vajzën time shumë mirë në festën e ditëlindjes së fëmijës së saj. Travis dhe Set janë shumë të afërt, Kris Jenner më jep këshilla kur e kam pyetur dhe bashkëshorti i saj është shumë i afërt me timin.”

Nuk e dimë se sa arsye bindëse janë këto, por në fund të ditës, Kylie është Kylie dhe kjo mjafton. /News31.al

 


Pas gjithë debatit në rrjet, Cardi B shpjegon pse zgjodhi të ketë Kylie Jenner në klip

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in