Duket se kënga “Akull” e Capital T do të mbartë disa histori me vete. Fillimisht, kënga u shpërnda ilegalisht, ende pa u publikuar nga reperi.
Megjithatë, ky i fundit u shpreh i lumtur për çka mishte ndodhur, pasi siç u shoreh dhe vetë Kapo, e rëndësishme për të ishte emocioni që i transmetoi fansave. Nuk vonoi shumë nga publikimi i hitit në YouTube, shoqëruar me klipin përkatës. Por, i njejti rrjet e ndaloi këngën, me pretendimin e të drejtave autoriale mbi përdorimin e disa motiveve indiane në projekt.
Capital T shpjegoi se po punonte lidhur me zgjidhjen e këtij problemi, duke theksuar se nuk kishte të bënte me ndonjë vjedhje të mundshme. Së fundmi, reperi ka bërë të ditur se “Akull” është rikthyer në YouTube, për kënaqësinë e fansave, e jo vetëm. Një tjetër hit i reperit, që kaloi 1 milion klikime në YouTube vetëm pak ditë pas publikimit. /News31.al