Çagatay Ulusoy dënohet me 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike


Është duke përjetuar sukses në sferën profesionale me serialin “ The Protector”, por Çagatay Ulusoy nga ana tjetër është duke u përballur me akuzat e ngritura nga policia turke.

Në Stamboll, gjykata ka dënuar 13 persona, mes të cilëve dhe aktorët Çagatay Ulusoy, Gizem Karaca si dhe këngëtarin Cenk Eren me nga 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.

Aktorët ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion anti-drogë në Stamboll, në Janar të vitit 2013, ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kusht. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6 vitesh.

Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, megjithëse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

27-vjeçari Ulusoy është një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke dhe është mjaft i pëlqyer nga gjinia femërore./News31.al


Çagatay Ulusoy dënohet me 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format