Bujar Asqeriu përlotet për Teatrin: ”U sulmua në mënyrë të pabesë, kur e shembën pata një problem kardiak”


Aktori i njohur, Bujar Asqeriu ishte i ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24. Ai ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar. Asqeriu sqaroi qëndrimin e tij për godinën ku ka lujatur për më shumë se 20 vite, tregoi si e përjetoi shembjen e tij. Madje la të kuptohet se edhe është kërcënuar dhe mbajtur larg teatrit.

Nuk kam përse i bëj publike gjëra të tilla. Nuk kam ardhur këtu të qahem dhe të them se cfarë ka ndodhur. Më vlerëso për mendimet e mia. Ky vend akoma lëngpon, ndërsa ata merren me ato shpritra artistësh, i vranë shpirtërisht jo vetëm artistët, por edhe qytetarët. Të mos e harrojnë kurrë, ai nuk ishte teatër, ishte një vend i shenjtë. Zërat e shpirtrave të atyre që kanë punuar në këtë teatër do i ndjekin këta njerëz që e bënë atë gjë…”,- thotë aktori mes lotësh.

Më pas ai ka treguar se orët e para të mëngjesit të 17 majit, kur u bë aksioni policor dhe u shemb godina e Teatrit, ju dukën si ëndërr. Për të, ky ishte një sulm i pabesë dhe e përjetoi aq keq sa ka pasur edhe probleme kardiake.

Unë u zgjova që në orën 4 e 30 dhe po pickoja veten. Më dukej si një ëndërr, se si sulmohet teatri në mënyrë të pabesë. Si ka mundësi që të mos merret një konsensus? Kjo polici tërheq zvarrë vajzat, motra tona?! Unë doja të shkoja, por jam emotiv, nuk dija si do kisha reaguar në ato momente. Më këshilluan miqtë mos shko dhe qëndrova në shtëpi, haja gishtat e mia me dhëmbë. Pata edhe një problem, një moment kardiak që e kalova pasi piva disa qetësues… Të nesërmen shkova dhe ju thashë policëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, cfarë ju bënë ?!”. – vazhdon rrëfimin aktori.

Asqeriu ka sqaruar më në detaj qëndrimin e tij, i cili është diskutuar shumë. Për shkak edhe pjesmarrjes fillimisht në protestat për mbrojtjen e Teatrit dhe më pas asaj që u duk si një ndryshim i qëndrimit:

Unë kam qënë pro një referendumi ku qytetarët të shpehin mendimin e tyre. Kush është për rikonstruksion dhe ndërtim dhe kush është për shembjen dhe ngritjen e një të riu. Qytetarët të votonin për këto dy momente. Kisha mendimin të fitonim kohë që “Europa Nostra” të merrte masat dhe ta bënte fakt të kryer investimin për ngritjen e teatrit

Po ashtu aktori tha se tani do të firmosë peticionin për ringritjen e Teatrit Kombëtar:

Po teatri duhet të ngrihet ashtu sic ka qënë edhe duke u zgjeruar pak, edhe duke futur material për ta bërë modern, me ajër të kondicionuar por të ruhet arkitektura që ka qënë.

Përjetimet dhe emocionet që ai ka kaluar në atë godinë, Asqeriu i kujtoi kështu:

Kam kaluar 22 apo 23 vite në atë teatër. 18 vite në teatrin e Vlorës pastaj kam ardhur këtu në TK. Kam luajtur me aktorët më të mëdhenj. Më vjen shumë keq që thonë “ku ka aktorë ai teatër”. Ai ka pasur aktorë të mëdhenj dhe ka aktorë të mëdhenj. Ne sot kemi edhe të rinj, vajza dhe djem shumë të talentuar

/News31.al

Burimi: Balkanweb


Bujar Asqeriu përlotet për Teatrin: ”U sulmua në mënyrë të pabesë, kur e shembën pata një problem kardiak”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in