Pas pushimeve bashkë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj mund të jenë ndarë


Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit. Pas shumë aludimeve, vetëm 1 muaj më parë, ata e konfirmuan lidhjen e tyre nëpërmjet një postimi në Instagram. Aty shfaqeshin pranë njëri-tjetrit me pushime dhe shumë të lumtur.

Një javë më herët, News31.al siguroi dhe disa foto të çiftit në jug të vendit ku ishin së bashku me Arborin, djalin e Borës dhe çiftin Jonida – Romeo. Këto ishin disa shenja se gjithçka po shkonte mirë dhe drejt një marrëdhënieje “familjare”.

Gjithsesi, ekziston mundësia që tani të ketë një krisje mes Borës dhe Donaldit dhe çifti të jetë ndarë. Ata kanë fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë dhe për më tepër, as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Duke qenë se tashmë rrjetet sociale janë bërë një tregues i madh i marrëdhënieve, duket se gjërat nuk shkojnë sic duhet.

Kjo mund të jetë një ndarje ose thjesht një kalim sërish në privatësinë e tyre. /News31.al


Pas pushimeve bashkë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj mund të jenë ndarë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in