Bilanci i 24 orëve të fundit/ Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, 5 pacientë ndërrojnë jetë


Gjendja dhe shifrat e të prekurve nga COVID-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shënuar 123 raste të reja pozitive gjatë 24 orëve të fundit, nga 474 testime të kryera.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 5 qytetarë. Tre prej tyre ishin gra nga Shkodra, të moshave 47,51, 72 vjeçare me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa dy rastet e tjera janë një 65 vjeçar nga Tirana pa sëmundje shoqëruese dhe një 70 vjeçar, po nga kryeqyteti, me sëmundje shoqëruese.

Momentalisht janë 2335 raste aktive në të gjithë vendin, ku 120 ndodhen në spitalet përkatëse. 18 qytetarë ndodhen në terapi intensive, ku 6 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke çuar kështu në 3018 të shëruar që nga fillimi i pandemisë./News31.al


Bilanci i 24 orëve të fundit/ Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, 5 pacientë ndërrojnë jetë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in