Bilanci i 24 orëve të fundit/ Regjistrohen 143 raste të reja, 6 pacientë humbin jetë nga Covid-19


Vazhdon të mbetet i lartë numri i personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 143 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve, 6 persona kanë humbur jetën në spitalet Covid, duke e çuar në 225 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58-vjeçar nga Tepelena, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana: Një 50-vjeçar, një 54-vjeçare, një 67-vjeçar dhe një 70- vjeçar.

Aktualisht 119 persona janë të shtruar tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”, nga të cilët 14 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Mirela CamiMinistria e Shëndetësisë

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, 15 August 2020


Bilanci i 24 orëve të fundit/ Regjistrohen 143 raste të reja, 6 pacientë humbin jetë nga Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in