Bilanci i 24 orëve të fundit/ Konfirmohen 125 raste të reja me Covid-19, ulet numri i viktimave


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, 125 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Në konferencën përditësuese mbi situatën e pandemisë, MSH njofton se gjatë këtyre 24 orëve ka humbur jetën një 55-vjeçare nga Vlora nga Covid-19.

Aktualisht në spitalet Covid, Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, po trajtohen 122 pacientë të prekur nga koronavirusi, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Gjatë ditës së fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i pandemisë.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, 10 August 2020

/News31.al

 


Bilanci i 24 orëve të fundit/ Konfirmohen 125 raste të reja me Covid-19, ulet numri i viktimave

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in