Bilanci i 24 orëve të fundit/ 120 raste të reja me Covid-19, 4 pacientë ndërrojnë jetë në spitalet Covid


Situata e Covid-19 vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 120 raste të reja pozitive, duke e çuar në 5396 numrin total të personave të prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur jetën 4 persona nga Covid-19. Numri total i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 161.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 58-vjeçare nga Kurbini dhe një 71-vjeçare nga Lushnja, me disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Gjithashtu kanë ndërruar jetë një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri.

Në Spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi aktualisht po trajtohen 119 pacientë, prej të cilëve 8 në terapi intensive, nga ku 6 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin total në 2961.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Flutura BeqoMinistria e Shëndetësisë

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, 1 August 2020

/News31.al


Bilanci i 24 orëve të fundit/ 120 raste të reja me Covid-19, 4 pacientë ndërrojnë jetë në spitalet Covid

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in