Beqare apo në një lidhje? Kiara Tito tregon publikisht statusin e saj


Kiara Tito është një nga vajzat e njohura shqiptare që është tepër aktive në rrjetet sociale. Nga modele në moderatore e tashmë ka hapur dhe kanalin e saj në YouTube, Kiara është tejet e angazhuar dhe shumë pranë ndjekësve të saj.

Mirëpo, moderatorja shqiptare për shumë gjatë ka qënë e përfolur në mediat rozë për një lidhje të mundshme me këngëtarin Butrint Imeri. Kjo lidhje as nuk u pohua nga të dy palët po as nuk u mohua.

Ditën e sotme Kiara ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” aty ku foli për eksperiencën si Youtuber, marrëdhënien me familjen dhe shoqërinë por, zbuloi gjithashtu dhe statusin e saj të dashurisë.

E pyetur nga Bieta se nëse është në një lidhje, Kiara tregoi se është singel./News31.al

Beqare apo në një lidhje? Kiara Tito tregon publikisht statusin e saj

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format