(Video) Çudia në Turqi, në xhamia luhet ”Bella Ciao”


Kënga e rezistencës anti-fashiste italiane “Bella Ciao”, e popullarizuar masivisht nga seriali “La Casa de Papel”, është dëgjuar të luhet në disa xhami në qytetin turk të Izmirit. Bëhet fjalë për versionin e këngës në turqisht.

Banorët e lagjeve Konak, Karsiyaka dhe Buca në Izmir u habitën nga ajo që po dëgjonin, nga vendi ku zakonisht bëhet “thirrja për lutje”. Ata e kanë regjistruar momentin, edhe pse zgjati pak sekonda. Videot janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku njerëzit pretendojnë se vënia e kësaj kënge në xhamia ka qenë një akt proteste.

Sidomos prej faktit që versioni që këndohej ishte i bandës muzikore “Grup Yourum”, të njohur për muzikën e tyre protestuese dhe kundër qeverisë.

Shumë e kanë quajtur veprimin si një provokim të pastër, sidomos pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Autoritetet fetare në Izmir fillimisht e mohuan që një ngjarje e tillë të kishte ndodhur. Pasi dolën pamjet filmike, ata dolën në një deklaratë:

Sipas analizave tona, njerëz të paidentifikuar kanë sabotuar adhan-in kryesor (sistemin e audios që bën thirrjen për lutje.)

Sipas “Hurriyet Daily News” ka nisur një hetim për veprimtari kriminale të njerëzve që janë infiltuar në qendrën e sistemi të audios dhe atyre që e kanë shpërndarë në rrjet. Hetimi ka nisur për shkak të akuzave për “Degradim publik të vlerave fetare”, për ata që kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë akt.

Muajt e fundit xhamitë në Turqi kanë recituar vargje nga Kurani çdo ditë, në mënyrë që të shtojnë moralin e njerëzve gjatë kohës së pandemisë.

Ndërkohë qyteti i Izmirit, prej vitesh udhëhiqet nga partia opozitare në Turqi, ajo republikane dhe është një nga qytetet më laike të vendit.

/News31.al


(Video) Çudia në Turqi, në xhamia luhet ”Bella Ciao”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in