Zyrtarizohet lista e vendeve që mund të hyjnë në BE pas 1 korrikut, kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë


Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi sot rekomandimin zyrtar për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur prej datës 1 korrik. Hapja e kufijëve do të vihet në zbatim për 14 vendet për të cilat vendet anëtare ishin dakordësuar që në 26 qershor. Këtyre vendeve do t’iu shtohet edhe Kina, nëse pranon të respektojë reciprocitetin me vendet e BE-së.

Pavarësisht rekomandimit të 11 qershorit nga Komisioni Evropian (KE)  për të përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit në listën e shteteve që mund të hyjnë në kufijtë e BE-së, vendet anëtare pranuan vetëm Serbinë dhe Malin e Zi. Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do mund të udhëtojnë drejt këtyre shteteve nga 1 korriku.

Megjithatë, kufizimet për Shqipërinë dhe vendet e tjera, nuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë apo me qytetarët që kanë qëndrim të rregullt në BE dhe anëtarët e tyre të familjes. Nga kufizimet po ashtu përjashtohen edhe disa kategori të veçanta të qytetarëve nga vendet jashtë BE-së si mjekët, diplomatët, studentët, punëtorët sezonalë etj.

Që një vend që të përfshihet në “listën e gjelbër” duhet të plotësojë këto kritere:

1.Rastet e reja me Covid-19 duhet të jenë pranë apo poshtë mesatares së BE-së gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.

2.Prirja e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e qëndrueshme ose në zbritje në krahasim me periudhën pararendëse.

3.Përgjigjia e përgjithshme kundër Covid-19, duke marrë parasysh informacionin e disponueshëm në aspekte të tilla si testimi, mbikqyrja, gjurmimi i konktakteve, masat mbrojtëse, trajtimi dhe raportimi si dhe besueshmëria e informacioneve të disponueshme dhe të burimeve të të dhënave.

Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

/News31.al

Burimi: Euronews


Zyrtarizohet lista e vendeve që mund të hyjnë në BE pas 1 korrikut, kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in