Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, policia rrethon Spitalin e Traumës në Tiranë


Një atentat ka ndodhur ditën e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit ku mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Në makinën tip Benz ndodhej prokurori Arjan Ndoja si dhe dy persona të tjerë me precedent penal.

Dyshohet se makina me të cilën lëvizte prokurori është qëlluar nga një automjet tjetër tip “Benz” që ka ndjekur nga pas shënjestrën dhe pasi është afruar ka qëlluar disa herë.

Një prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranën dhe bëhet fjalë për Andi Malokun.

Ndërkohë në hyrje në Spitalit Ushtarak të Tiranës, janë parë forca të shumta policie, të cilët ndodhen aty të armatosur./News31.al

Burimi:BalkanWeb

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, policia rrethon Spitalin e Traumës në Tiranë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format