Pak orë pas atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi dhe shoku i tij, policia ka gjetur mjetin e autorëve.
Mësohet se mjeti është gjetur ne rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujen, në rrugën për Ishëm.
‘BalkanWeb’ tregon se policia dyshon që mjeti i përket autorëve të krimit. Mes të tjerash mësohet se brenda mjetit u gjetën 2 kallashnikovë, të cilët thuhet se janë përdorur në sulmin ndaj mjetit tip ‘Benz’ pasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.
Policia ka siguruar zonen dhe do beje këqyrje te mjetit ditën e nesërme, me dritë natyrale./News31.al