Askush nuk e vuri re por në dasmën e Elitës dhe Gjikos, Ledri Vula paska qenë çift!


Me siguri e mbani mend se rreth një vit më parë, në shtator të 2018, të gjitha portalet shpërndanë me shpejtësi foto dhe video nga dasma e Elita Rudit dhe reperit Gjiko. Një dasmë tradicionale me të ftuar të shumtë, mediat rozë patën mundësi të zbulonin detaje nga më të ndryshmet e megjithatë, një ndër më të rëndësishmit që lidhet direkt me Ledri Vulën mundëm ta kuptonim vetëm një vit më vonë.

Mbrëmjen e djeshme, Elita është bërë nostalgjike dhe kështu ka pasur dëshirë që të postojë në Instastory disa momente nga dasma e saj dhe disa nga të ftuarit VIP që kanë qenë të pranishëm.

Në një prej këtyre fotove, dallohet qartë e dashura aktuale e Ledri Vulës, Sara, e cila ka pozuar krah Ariana Fjezullahut (bashkëshortes së Ermal Fejzullahut) dhe Kidës, të cilat janë mikesha të ngushta me Ledrin dhe janë bërë tashmë edhe mikesha të ngushta të saj.

Pra, me fjalë të tjera, lidhja romantike mes tyre paska qenë e konsoliduar që një vit më parë ndaj dhe ata kanë shkuar çift në dasmën e Gjikos dhe Elitës.

Sara, Ledri, çfarë po prisni, dasmën tuaj kur e kemi?


Askush nuk e vuri re por në dasmën e Elitës dhe Gjikos, Ledri Vula paska qenë çift!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format