Nëse e humbët numërimin, këto janë këngët që u publikuan sot


Ka qenë një ditë e zënë sot për disa artistë të njohur shqiptarë, të cilët pa dashje ose jo, kishin zgjedhur pikërisht 10 korrikun për të publikuar projektet e tyre të reja muzikore. Disa hynë zyrtarisht në “garën” për të nxjerrë atë që do të jetë në fund hiti i verës, edhe pse duke parë këngët e realizuara deri më tani dhe ato të planifikuara, vështirë se do kemi vetëm një fitues. Ndërkohë për të tjerë ishte thjesht “kënga e rradhës”, sigurisht nga sasia dhe jo nga cilësia.

Pa humbur kohë, këto janë këngët që u publikuan sot:

Gee Dixon – La Vida Ft. Dafina Zeqiri.

Projekti numër katër i Dafinës në këtë periudhë pranverë-verë, në rrugën drejt albumit. Kësaj rradhe bashkëpunimi vjen me një artist të ri suedez, Ky projekt ishte parashikuar të kishte një videoklip të xhiruar në Dubai, megjithatë, për shkak të situatës së Covid-19, kjo nuk ishte e mundur. Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar artistët të jenë kreativë. Duffy këtë verë është e pandalshme.

Ardian Bujupi & Xhensila – PANORAMA

Nuk është hera e parë që këta dy artistë bashkëpunojnë dhe mesa duket edhe këtë herë kanë sjellë një hit. Kështu duket të paktën nga shikimet në Youtube në kaq pak orë dhe shpërndarjet në rrjetet sociale. Një nga këngët më të pritura të verës është këtu dhe “panorama” duket shumë mirë për Xhensilën dhe Ardian Bujupin.

Genc Prelvukaj feat Granit Ismajli – Lek i madh

Ndryshe nga kolegët e tij, Genc Prelvukaj është në një tjetër linjë në projektet e fundit që ka publikuar. Pas “Eskortë”, tani vjen “Lek I madh”, ku në bashkëpunim me Granitin, Genci tenton që sërish të godasë një fenomen shoqëror shumë të përhapur në Shqipëri, kësaj rradhe tek djemtë. Të paktë janë reperët që këto ditë trajtojnë tema të tilla në këngët e tyre.

Young Zerka x Fifi – PaGajle

Për t’u kthyer tek hitet e verës, Young Zerka dhe Fifi kanë publikuar “PaGajle”, po ashtu një prej projekteve që mezi pritej nga publiku dhe që me dëgjim të parë është gjithçka që prisnim. Ritëm, energji dhe dyshja Zerka-Fifi funksionin, madje shumë mirë. Futeni edhe këtë në listën e këngëve që do kërceni këtë verë!

I fundit, për nga ora e publikimit, është Olsi Bylyku i cili ka sjellë vetëm pak minuta më parë këngën “Diablo”. Projekti i dytë për Olsin në këtë periudhë vere, i pari solo, ndërkohë që aktori duket tërësisht i investuar në karrierën muzikore. Plazh, det, kërcim dhe ritëm nga Olsi…

/News31.al

 


Nëse e humbët numërimin, këto janë këngët që u publikuan sot

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in