Arti në zi! Ndahet nga jeta regjizori Gjergj Xhuvani


Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjizori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Regjizori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë në një spital të Romës.

Xhuvani, kishte shkuar në Itali për të xhiruar një film të ri, por nuk arriti ta përmbyllte kurrë këtë projekt.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren Luiza Xhuvani, me të cilën ka një djalë 31-vjeçar, të quajtur Konstandin./News31.al

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjizori Gjergj Xhuvani

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format