Arrestohet Klodian Duro, ish-bashkëshortja e akuzoi për dhunë dhe përndjekje


Dy ditë më parë, Klodian Duro është arrestuar pas denoncimit të ish-bashkëshortes për përndjekje dhe kërcënim. Për ish-futbollistin e Kombëtares së Futbollit nuk është hera e parë që rëndojnë të tilla akuza. Mbrëmjen e 24 marsit, Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-partneres duke i rënë derës, ndërsa kjo e fundit ka lajmëruar policinë, pasi kishte urdhër mbrojtje që nga momenti i divorcit.

Duro është denoncuar edhe më parë për kanosje dhe dhunë në familje. Aktualisht ai gjendet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të dhënies së masës së sigurisë. Në momentin e arrestimit, Duro nuk e ka pranuar akuzën dhe ka thënë se ndodhej aty thjeshtë për të takuar ish-bashkëshorten. /News31.al

Arrestohet Klodian Duro, ish-bashkëshortja e akuzoi për dhunë dhe përndjekje

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in