Armina Mevlani veshi këmishën e Shkëlzenit dhe solli një kombinim plot stil


Nëse ju është mërzitur gjithçka në garderobë dhe po kërkoni për diçka unike, jo domosdoshmërisht duhet të bëni blerje të reja. Ndonjëherë mjafton të hapni kanatin në anën tjetër të dollapit…

Armina Mevlani pati një ide kaq të bukur për veshjen e fundit dhe nuk do ishte keq ta provonim. Veshur me xhinse me shtat të lartë, e këmishë të lidhur në mes, blogerja ka zbuluar se kjo e fundit nuk i përket garderobës së saj. “Me këmishën e tij”, ka shkruar Mevlani, duke lënë të kuptohet se ia ka marrë hua partnerit.

Armina ka preferuar të zbulojë pak barkun, ndërsa kombinimi me taka dhe aksesorë i ka dhënë një tjetër dukje outfit-it. Një veshje sa e thjeshtë, aq edhe me stil, që ka bërë vërtetë diferencën. Pra, vajza, nëse jeni në mëdyshje se çfarë të vishni këto ditë, kthejini sytë nga ai që ju ka rrëmbyer zemrën. /News31.al


Armina Mevlani veshi këmishën e Shkëlzenit dhe solli një kombinim plot stil

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in