Nga shenjat te rrathët e zinj poshtë syve, Arbenita na tregoi si i modifikon imperfeksionet në foto


Arbenita Ismajlin e kemi parë shpesh të bashkëpunojë me kompani të huaja të modës apo kozmetikës, ndërsa është përfolur gjatë për romancën e saj me Feron. Nga ana tjetër, modelja nuk është ngutur asnjëherë të tregojë anën tjetër që fshihet pas ‘perfektes’ së Instagramit.

Këtë herë, Arbenita ka treguar hap pas hapi se si i modifikon fotot me anë të aplikacioneve të aparateve celularë. Ajo ka shpjeguar detajisht se si eleminon aknet:

…si i jep shkëlqim fytyrës dhe ‘zhduk’ si me magji rrathët poshtë syve dhe si i dhuron një nuancë më të errët flokëve:

…e deri tek lëkura e bronxtë, që shpesh i bën modelet apo të tjera vajza të njohura të duken sikur dielli për to ndriçon njësoj çdo periudhë të vitit.

Pra, siç edhe dihet tashmë (por që shumica shpesh e harrojnë), fotot e postuara në Instagram nuk kanë fort lidhje me realitetin. Edhe modelet vuajnë nga aknet e të tjera probleme të lëkurës dhe Arbenita e vërtetoi edhe më shumë këtë me postimet e fundit. A duhet duartrokitur për guximin? Po, madje pse jo, koleget mund ta ndiqnin si shembull. /News31.al


Nga shenjat te rrathët e zinj poshtë syve, Arbenita na tregoi si i modifikon imperfeksionet në foto

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in