Apel për ndihmë në inbox-in e Olti Currit: Gjyshja 72 vjeçare shkon të shpëtojë nipërit, ngec edhe vetë në kampin AL-HOL në Siri!


Pas rastit të Alvinit të vogël që mes shumë peripecive mundi që t’i shpëtonte kampeve të frikshme ku mbahen peng shtetas nga e gjithë bota në Siri, duket se tashmë fokusi duhet të kthehet tek të gjithë shqiptarët që njësoj si Alvini po përjetojnë ditë të vështira duke mos u kthyer dot në Shqipëri.

Një rast sa i trishtë aq edhe i rëndësishëm për t’u shpërndarë që të ketë një reagim nga instancat e larta, është dërguar në faqen zyrtare të blogerit Olti Curri në Facebook. Shpesh qytetarët gjejnë në faqen e tij mundësinë për të shprehur pakënaqësi të ndryshme por në këtë rast, situata është edhe më serioze.

Letrën Olti Currit i aka dërguar shtetasi Shpendi Dumani. Në rrëfimin e tij, tregohet se në 2014, vëllai i Shpendit, Shkëlzeni së bashku me dy fëmijët e tij përkatësisht 6 dhe 9 vjeç është larguar nga Shqipëria duke u drejtuar tek kampet siriane. Me të marrë vesh këtë të vërtetë, Mentije Dumani, 72 vjeç, mamaja e Shpendit dhe gjyshja e fëmijëve, ka marrë rrugën e vetme për të mundur të rikthejë fëmijët në Shqipëri. Teksa ka shkuar në Siri, gjyshja ka kuptuar se i biri (Shkëlzeni) ka ndërruar jetë dhe fëmijët kishin mbetur të vetëm. Tashmë ata dhe gjyshja janë në kampin AL-HOL, të pamundur për tu larguar që aty.

Letrën dërguar Olti Currit, e lexoni të plotë më poshtë:

Është e rëndësishme që ky rast të shpërndahet nga të gjithë në mënyrë që ky mesazh të depërtojë tek qeveria dhe instancat e larta që të mund të kenë një reagim sa më të shpejtë në mënyrë që drama e kësaj familjeje të përfundojë me kaq. /News31.al


Apel për ndihmë në inbox-in e Olti Currit: Gjyshja 72 vjeçare shkon të shpëtojë nipërit, ngec edhe vetë në kampin AL-HOL në Siri!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format