Në datëlindjen e 60-të, Antonio Banderas zbulon se është infektuar me Covid-19


Aktori i njohur Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë publik vetë artisti spanjoll, i cili sot mbush plot 60-vjeç (po sa shpejt kalon koha) dhe po e feston datëlindjen në karantinë.

Dua ta bëj publike sot, se datëlindjen time të 60-të, jam i detyruar të festoj në karantinë për shkak se jam i infektuar me koronavirus”- shkruan në Twitter aktori i famshëm për rolet në filma si “Zoro”, “Once Upon a Time in Mexico” apo“Desperado”.

Banderas i tha fansave dhe ndjekësve se ndihet mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht.

Urojmë që Antonio të shërohet shpejtë dhe sigurisht, gëzuar datëlindjen!

/News31.al


Në datëlindjen e 60-të, Antonio Banderas zbulon se është infektuar me Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in