Angela Martini nuk është ndarë nga biznesmeni rumun dhe këtë e vërtetoi dita e Shën Valentinit


Biznesmeni rumun Dragos Savulescu, njëkohësisht bashkëshorti i Angela Martinit, njihet për problemet e tij me drejtësinë. Mediat rumune raportuan me 10 shkurt se për Dragos është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar biznesmenin që në ditën më romantike të vitit, të bashkohej me partneren e tij. Angela ka ndarë një moment me ndjekësit në rrjet, ku shihet duke bashkuar duart me Dragos-in. Ajo gjithashtu ka publikuar një foto nga Milano, pa e ekspozuar bashkëshortin. Për disa kohë, mediat rozë nisën të aludonin se martesës mes Angelas dhe biznesmenit rumun i kishte ardhur fundi. Pasi deklaroi se nuk është e vërtetë, modelja e vërtetoi edhe më shumë këtë fakt ditën e djeshme me anë të këtyre postimeve.

Pas përballjes me drejtësinë, Dragos pritet të kryejë dënimin prej 5 vitesh, për një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet. /News31.al

Angela Martini nuk është ndarë nga biznesmeni rumun dhe këtë e vërtetoi dita e Shën Valentinit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in