Andi Lila: “Rrënqethem kur i rikthehem ndeshjes me Serbinë, bashkëshortja ime ka përfunduar në spital”


Një nga ish-futbollistët më të njohur të Kombëtares shqiptare dhe tashmë drejtues i Sindikatës të Futbollistëve Profesionistë, Andi Lila, ka qenë i ftuar këtë të shtunë në “Pop Culture”.

Gjatë intervistës Lila ka rrëfyer disa të pathëna nga karriera e tij, ku sigurisht nuk mund të mungonte ndeshja në Beograd, kundër Shqipërisë. Duke u kthyer pas në kohë, futbollisti u pyet si u ndje, kur së bashku me lojtarët e tjerë të Kombëtares mbrojtën flamurin Shqiptar, të hedhur në fushë me dron. Ku nuk mungoi as përplasja me futbollistët serbë e tifozët.

Gjithmonë kur i rikthehem asaj ndeshje, rrënqethem! Është një ndeshje që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Ka qenë shumë dramatike, më kujtohet bashkëshortja ime ka qenë shtatzënë, urgjent ka shkuar në spital, në rrezik të dështonte sepse të gjithë u trembëm. Ishte shtatzënë me djalin atëhere. Një ditë do të shkruaj një autobiografi, ajo ndeshje do të ketë një pjesë të rëndësishme”- ka treguar Andi Lila.

/News31.al


Andi Lila: “Rrënqethem kur i rikthehem ndeshjes me Serbinë, bashkëshortja ime ka përfunduar në spital”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in