Amazona drejt shkatërrimit, “frymëmarrja” e botës rrethohet nga flakët


Ekosistemi më i madh në botë, pylli i Amazonës prej disa ditësh është përfshirë nga flakët gjigande. Në fotot dhe videot e publikuara, duken pamjet tmerruese teksa flakët po shkatërrojnë çdo gjë: bimë dhe gjallesa.

Sipas “CNN”, tymi ka arritur deri në Sao Paulo, ç’ka nënkupton më shumë se 1.700 milje larg pyllit. Prej më shumë se 3 javësh qielli i Brazilit është mbuluar nga tymi dhe hiri.

Në një hartë të publikuar nga një program satelitor i Bashkimit Evropian, Kopernik, tregohet që tymi ka mbuluar thuajse gjysmën e vendit dhe po përhapet edhe në Peru, Bolivi dhe Paraguai.

Për fat të keq, Amazona po digjet në shakllën më të lartë dhe kjo do të sjellë më pas dëme të mëdha edhe në ekosistem. Pylli i amazonës përveç se konsiderohet si “mushkria” e planetit pasi prodhon 20% të oksigjenit në atmosferën e Tokës, është gjithashtu edhe jetik në ngadalësimin e ngrohjes globale. Krahas kësaj, xhungla e Amazonës është “shtëpia” e tre milionë speciave e kafshëve, dhe e 1 milionë indigjenëve.

Fotot dhe videot e publikuara online teksa duken pyjet që digjen dhe kafshët e plagosura, kanë prekur zemrat e të gjithë atyre që kanë reaguar mbi këtë çështje jetike. Shkatërrimi i Amazonës, jo vetëm që do të sillte humbjee e një prej mrekullive natyrore, por edhe dëm të parikuperueshëm në jetën e të gjithëve ne.

Sensibilizohu edhe ti, #LutuPërAmazonën!/News31


Amazona drejt shkatërrimit, “frymëmarrja” e botës rrethohet nga flakët

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format