Alfred Lela shpjegon pse i uli pantallonat në debatin me Ramën


Pak ditë më parë, gazetari Alfred Lela u përball me kryeministrin Rama në emisionin “Real Story”. Teksa ky i fundit refuzoi që policia të ketë udhtruar dhunë ndaj protestuesve për mbrojtjen e Teatrit, Lela i revoltuar uli pantallonat.

Gazetari tregoi shenjat në këmbë, duke qenë se ai vetë ishte një nga të dhunuarit nga forcat e policisë. I ftuar sot në Ora News, Lela e pranoi se ulja e pantallonave nuk ishte një gjest etik. Megjithatë, ai ka sqaruar pse e bëri atë gjest.

“Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmes.

Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë t’i mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten, shteti shkon për ta shpëtuar.

Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës  që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi”, ka thënë Lela. /News31.al


Alfred Lela shpjegon pse i uli pantallonat në debatin me Ramën

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in