Alesia Bami: “Nuk kam mikesha në televizion, nuk e di çfarë kanë me mua”


Xhelozia femërore është e pranishme në çdo aspekt të jetës, por në botën e medias dhe artit duket se është paksa më e ashpër.

Dhe pikërisht këtë fakt e ka konfirmuar edhe, moderatorja Alesia Bami e cila në një intervistë për “Pushime on Top”, ka thënë se ka më shumë miq se mikesha.

“Kam më shumë miq se sa mikesha, kam edhe shoqe por jashtë televizionit. Nuk e di se çfarë kanë me mua. Nuk e di seç kanë diçka që duan të sulmojnë”, ka thënë Bami në një intervistë për moderatorin Flori Gjini.

Ajo ka zbuluar gjithashtu për herë të parë se brenda programit “E diell”, do të ketë edhe një projekt të sajin. Për sa i përket jetës personale, Alesia është shprehur se është beqare dhe se është ‘shumë e vogël për tu fejuar’.

Pushimet verore, ajo ka konfirmuar se po i kalon nën shoqërinë e prindërve.


Alesia Bami: “Nuk kam mikesha në televizion, nuk e di çfarë kanë me mua”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in