Albin Kurti flet pas vendimit për rrëzimin e qeverisë së tij: ”Le t´i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”


Mbrëmjen e djeshme, Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash vendosi rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Deputetët e Parlamentit votuan pro mocionit të mosbesimit, pas 11 orësh debat dhe akuzash të ndërsjellta mes palëve, krysisht Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë sot Albin Kurti ka reaguar për herë të parë me anë të një deklarate në ”Facebook” ku ndër të tjera shkruan se qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë por dobësimi i qeverisjes dhe se kjo ishte një rënie e domosdoshme për atë që ai e quan, ngritje të nevojshme.

Deklarata e plotë e Kurtit:

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.
Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.
Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.
Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.
Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.
Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.
Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.”

/News31.al


Albin Kurti flet pas vendimit për rrëzimin e qeverisë së tij: ”Le t´i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format