Alarmi për Ballkanin: “Popullsia po tkurret, pasojat do të jenë katastrofike”


Revista e njohur “The Econonist” ka dhënë alarmin për largimin e të rinjve nga Ballkani. Sipas tyre, popullsia në vrndet ballkanike po plaket dhe kjo vjen si pasojë e paqendrueshmërisë së këtyre shteteve nga ana ekonomike she sociale.

“Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet. Në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situata nuk ndryshon edhe më shumë do të largohen”, theksohet ndër të tjera në artikull. “The Economist” shkruan gjithashtu se nisur nga ecuria e viteve të fundit, parashikohet që popullsia në Shqipëri të reduktohet me 26% deri në vitin 2050.

Popullsia në Ballkan po tkurret si shkak i emigracionit dhe lindshmërisë së ulët. Serbia parashikohet të ketë më shumë pensionistë, se sa njerëz në moshë pune vitin e ardhshëm. Qeveritë e vendeve ballkanike po ecin me plane afatshkurtra, pasi momentalisht emigracioni eleminon vendet e reja të punës dhe shfrytëzimin e të ardhuravs nga jashtë. Por, ekspertët shprehen se në plane afatgjata, një lëvizje e tillë masive është katastrofike.

Burimi: BalkanWeb


Alarmi për Ballkanin: “Popullsia po tkurret, pasojat do të jenë katastrofike”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in