Aktorja me origjinë shqiptare vlerësohet me çmim në festivalin e filmit në Kanada


Kur bëhet fjala për shqiptarë të suksesshëm nëpër botë, ndihemi gjithnjë krenarë. Ditën e sotme, aktorja me origjinë shqiptare, Ana Golja ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj. Ajo është vlerësuar për rolin në filmin “The Cuban” me çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit Lavazza në Kanada.

“Ende nuk e di çfarë ndodhi mbrëmë, por përfundova me një kupë me emrin tim në të… Jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e vlerësuar që mora çmimin “Best Actress” në Lavazza Film Festival nga ICFF Canada.”- ka shkruar ajo.

Përveçse aktore, Ana është dhe producente e këtij filmi, për të cilin është vlerësuar dhe me disa çmime më herët. Vitin që shkoi ajo ishte dhe prezantuese e Festivalit të 57-të në RTSH. /News31.al


Aktorja me origjinë shqiptare vlerësohet me çmim në festivalin e filmit në Kanada

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in