Ajka 1 vjeç: Krahas dedikimeve të ëmbla Besi dhe Xhensila postojë foton e parë të vogëlushes!


Sot padyshim është një nga ditët më të bukura për Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn. Në familjen e tyre festohet 1 vjetori i të ëmblës Ajka, vogëlushja që i bëri prindër për herë të parë dhe i mësoi emocionet më të forta.

Besi, i cili zakonisht Instagramin e përdor më së tepërmi për të shpërndarë foto nga aktivitetet e tij që lidhen me punën, këtë herë ka hedhur në disa rreshta, fjalët më të ndjera për të voglën e tij.

Krahas urimit, ai ka ndarë me të gjithë ndjekësit edhe një nga fotot e para kur Ajka sapo ka lindur, duke e parë kështu për herë të parë portretin e saj duke qenë se për 1 vit rresht ata vendosën ta mbanin larg vëmendjes mediatike duke e ruajtur imazhin e saj me shumë fanatizëm.

Urimi i plotë i Besit si më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar 😂. Cti bejm qaramanes? 😂 Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret. Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen. Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit. Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt 😂). Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” 😂 Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Pas tij, ka ardhur edhe dedikimi i bukur i mami Xhensilës:

 

View this post on Instagram

 

Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten . Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty. Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka. Ajka endrra jone e ber realitet.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Gëzuar datëlindjen Ajka! Fjalë më të bukura se babi Besi e mami Xhensila, vështirë se mund të gjejmë për të të uruar… /Neës31.al


Ajka 1 vjeç: Krahas dedikimeve të ëmbla Besi dhe Xhensila postojë foton e parë të vogëlushes!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format