80 mijë të prekur nga Covid-19 në Itali, 662 viktima në 24 orët e fundit


Numri i të infektuarëve nga Covid-19 ka shkuar mbi 80 mijë në Itali, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 662 viktima. Ndonëse ka një rënie të lehtë krahasur me dje, shifra mbetet sërish e frikshme.
Në total numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 8165, teksa vendi fqinj është kthyer në vatrën më të rrezikshme të virusit dhe është vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve.

Pas Italisë vjen Spanja, e cila ditët e fundit po regjistron një përhapje të frikshme të virusit vdekjeprurës, me mbi 56 mijë të prekur dhe më shumë se 4 mijë viktima. Situata është e vështirë po ashtu në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që në SHBA, shteti më i prekur është New York-u.

Nga ana tjetër, Kina, që ishte vendi ku shpërtheu virusi dhe epiqendra e tij, tashmë ka arritur ta izolojë dhe raporton për shumë pak të prekur, kryesisht persona që vijnë nga jashtë. /News31.al

80 mijë të prekur nga Covid-19 në Itali, 662 viktima në 24 orët e fundit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format