8 veshjet e përshtatshme për një ditë me shi, që do t’ju bëjnë të dukeni plot stil


 

Lëvizja me këmbë apo automjet në qytet gjatë ditëve me rreshje bëhet shumë e vështirë, por kjo nuk është e vetmja arsye pse shumica nuk e preferojnë aspak një mot të tillë. Si të vishemi në ditë si kjo e sotshmja?

Është një dilemë që na merr minuta të tëra përpara garderobës, duke mos ditur se çfarë të zgjedhim. Duhet të ruhemi nga lagështia, nga i ftohti, dhe një mushama rreth e qark trupit mund të ishte zgjidhja ideale. Megjithatë, disa sugjerime kombinimesh si më poshtë do t’ju bëjnë të dukeni plot stil e të ndiheni komode me veten në këto ditë me shi.

Nuk ka rendësi nëse preferoni taka apo atlete, mjafton të bëni zgjedhjen e duhur për të shkëlqyer edhe në një kohë pa diell.

Një pardesy asimetrike do të bënte të dukeshit mjaft interesante dhe eksperimentuese në stil. Mjafton të luani pak dhe me ngjyrat dhe gjithçka do të zgjidhej më së miri.

 

 

Materiali i mushamasë nuk është e nevojshme të jetë gjithmonë i mërzitshëm. Përveçse do t’ju mbrojë, përzgjedhja e një dizenjo interesante kombinuar me pamjen në tërësi është sekreti i stilit në ditë si kjo.

 

 

Një xhaketë treçerekëshe e plotë do t’ju ndihmonte të mos hiqnit dorë nga takat tuaja të preferuar. Xhinse e këmishë dhe do të harroni se jashtë bie shi.

 

 

Pantallona lëkure dhe pallto e gjatë, të gjitha të zeza, për një pamje ‘rock’ që përcjell siguri në një kohë të paparashikueshme me rreshje. Shto këtu dhe kombinimin me kambale, për t’i bërë të gjithë të kuptojnë sa shije ke në të veshur.

 

 

Çizmet e një fund i gjatë do t’ju shërbejnë t’i qendroni besnike modernitetit. Një xhaketë e shkurtër do t’ju ndihmonte për ta plotësuar deri në fund kombinimin më perfekt të mundshëm.

 

 

Xhup mbi një triko të gjatë – duket si i pamundur, por ja që është ndër kombinimet më interesante. Duke përgjedhur ngjyra neutrale, kjo veshje do t’ju bëjë të dukeni si vajza më me stil rrugëve të qytetit.

 

 

Ngjyrat e ëmbla dhe materialet e trasha janë një variant shumë i mirë gjatë ditëve gri. Roza do t’ju vijë në ndihmë për të ngritur humorin në një kohë pa diell, ashtu sikurse një material pellushi do t’ju mbajë ngrohtë e do t’ju dhurojë komfortin e dëshiruar.

 

 

Nuanca gri mund të jetë ndër të preferuarat tuaja dhe ditë si kjo do të ishin ideale për t’a sjellë në qendër të vëmendjes. Një pallto e stilit klasik do t’i përshtatej më së miri një moti si ky, prandaj mos hezitoni ta vishni nëse e keni në garderobë. /News31.al

 

8 veshjet e përshtatshme për një ditë me shi, që do t’ju bëjnë të dukeni plot stil

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format